De Bruyne është një nga futbollistët që flitet shumë pak për të, të paktën për jetën private. Ylli i Manchester Cityt është i martuar me modelen e njohur Michele Lacroix, me të cilën ka edhe 3 fëmijë.
Si u njohën ata? Belgu De Bruyne ka zbuluar për të gjithë historinë e tij të dashurisë, në një intervistë të dhënë për The Players, në vitin 2019.
“Filloi me një postim në Twitter. Unë kisha vetëm disa mijëra ndjekës në atë kohë, sepse isha ende i huazuar në Werder Bremen (2013-2014). Kështu që postova diçka në lidhje me një ndeshje apo çfarëdo tjetër dhe kjo vajzë e bukur e pëlqente atë.
“Unë isha beqar në atë kohë dhe miku im e vuri re atë. Kështu ai tha: “Ajo duket si një vajzë e bukur, jo? Duhet t’i dërgosh një mesazh” – Tha De Bruyne.
Ishte pikërisht shoku i tij që i mori telefonin lojtarit për t’i dërguar mesazh bukuroshes…Pjesa tjetër është histori.

(BalkanWeb)
