Dua Lipa ka qenë një emër i panjohur në Kosovë, derisa nisi romancën e saj me një nga reperët më të suksesshëm të momentit, Ledri Vulën. Këngëtarja e njohur fitoi popullaritet pikërisht për këtë lidhje, ndonëse asokohe kishte bërë disa tentativa në muzikë.
Vite më parë, ata u panë disa herë së bashku, por lidhja e tyre nuk zgjati shumë. U tha se ndarja erdhi për shkak të koncerteve të shumta që Ledri kishte nëpër diasporë, por edhe ofertat e shumta që këngëtari i muzikës rep kishte nga vajzat e tjera bënë që të mos i kushtonte vëmendje të madhe këngëtares shqiptare që jeton në Londër. Ndoshta Ledri nuk e kishte marrë edhe aq seriozisht talentin e këngëtares Lipa, e cila tashmë është e njohur ndërkombëtarisht.
(ed.me/summerpages/BalkanWeb)
