Si ra SPAK në gjurmët e Belinda Ballukut? Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga hetimi që çuan deri në marrjen e masave të sigurisë ndaj zëvendës kryeministres dhe marrjen e saj të pandehur nga SPAK.
Në studion e News24, Lala u shpreh se ish-vartësi i Ballukut, Evis Berberi kishte ruajtur të gjitha bisedat me shefen e tij si screen shot, ndërsa më pasia ka dërguar telefonit të bashkëshortes, si masë që e siguronte se në burg nuk do të përfundonte vetëm, ashtu siç edhe nuk kishte kryer aferat i vetëm.
Klodiana Lala: Kur u arrestua ish kreu i ARRSH Evis Berberi, u sekuestruan 4 celularë, përfshirë atë të bashkëshortes së tij.
Berberi dyshohej se kishte krijuar një kompani në emër të bashkëpunëtorëve të tij, të cilës i jepte tendera. Berberi kishte arritur të blinte pasuri të paluajtshme, disa prej të cilave jashtë tashmë të sekuestruara.
Kur u zbërthyen të katër celularët, përfshirë Blackbarryn, i cili ishte i vështirë të çkodohej, dolën bisedat e tij me Ballukun. Berberi jo vetëm që kishte ruajtur bisedat, kishte bërë pjesën më të madhe të bisedave komprometuese screen shot dhe ia kishte dërguar bashkëshortes. Siç duket kjo ishte një masë për të ruajtur veten dhe për të mos shkuar vetëm në burg.
