Lënia në stol e Cristiano Ronaldos në ndeshjen e Portugalisë me Zvicrën bëri bujë të madhe. Sot u përfol se CR7 mund të largohet nga Kombëtarja, ndërsa për të shuar dilemat mendoi vetë Federata e luzitanëve.Shoku i ekipit, Otavio mohoi që diçka e tillë të jetë e vërtetë dhe zbuloi pak nga ngjarjet në dhomat e zhveshjes.

“Cristiano është kapiteni ynë edhe nëse është në pankinë. Ai është një kapiten i vërtetë dhe ne të gjithë ndjekim shembullin e tij, edhe kur ai nuk luan. A e dini se çfarë bëri kur zbuloi se nuk do të luante? Ai foli me ne në dhomën e zhveshjes dhe na inkurajoi, veçanërisht Goncalo Ramos, i cili luajti në vend të tij.Ai kurrë nuk tha se mund të na linte” – Tha ai.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb