Dinamo do të përballet të premten me Egnatian në transfertë, aty ku do të synojë që të lërë pas momentin e keq që po kalon.dinamoDuke qenë se përballë ka një rival direkt në luftën për titull, kjo ndeshje ka vlerë më shumë se 3 pikë duke qenë se Dinamo udhët të rikuperojë vendet e saj në klasifikim. Vendi i katërt, tashmë është në rrezik sepse Partizani është rikthyer në lojë, ndërkohë që vendet e para janë shkëputur, prandaj për skuadrën e Dajës duhet që të rikthehen rezultatet pozitive për të qenë të qetë në vazhdim.
GJENDJA E SKUADRËS-Daja mund të buzëqeshë para kësaj sfide duke qenë se skuadra është e gatshme për takimin me kampionët. Nani dhe Meksi kanë shfaqur probleme në ndeshjen e fundit, por duket se nuk ka asgjë serioze për ta dhe janë gati për sfidën e radhës edhe pse Daja ndoshta nuk i rrezikon. Ndërkohë, gradualisht Naser Aliji po fiton gjendjen fizike të munguar dhe është pranë rikthimit me skuadrën. Mbrojtësi i Kombëtares iu nënshtrua operacionit në nëntor për pubalgjinë dhe duket se është gati tashmë për të marrë edhe më shumë minuta, edhe pse jo ende titullar. Mungesa e vetme është ajo e Qardakut që ka plotësuar numrin e kartonëve por që rikthehet pas këtij takimi ndërkohë që Gudiabi do të jetë i gatshëm për sfidën e së premtes.
NDESHJA- Sfida mes Egnatias dhe Dinamos, është e vetmja e planifikuar të luhet ditën e premte, duke nisur nga ora 19:00 në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës. Kjo është përballja e tretë mes tyre në kampionat dhe e katërta për këtë sezon duke qenë se dy ekipet janë përballur edhe në Superkupë. Sa i përket Superiores, Egnatia ka fituar një ndeshje dhe ka barazuar një tjetër, ndërsa në finalen e Superkupës, ishte Dinamo skuadra që arriti të fitonte trofeun e Superkupës së Shqipërisë në atë përballje të luajtur në “Air Albania”.
