Tensione dhe përplasje janë shënuar gjatë protestës së zhvilluar pranë Kuvendit kundër reformës territoriale. Protestuesit kanë shpalosur pankarta me mesazhe kundër qeverisë dhe ndryshimeve të propozuara për ndarjen territoriale, ndërsa situata është shoqëruar edhe me përplasje me policinë.

“Shkrini qeverinë, jo bashkitë” dhe “Si Siçilia e viteve ’80” janë disa prej mesazheve të shfaqura në pankarta gjatë protestës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në disa momente, protestuesit kanë hedhur vezë në drejtim të policisë, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur duke përdorur spraj lotsjellës.

Përplasjet kanë sjellë tensione të forta pranë ambienteve të Kuvendit, ndërsa protestuesit vijojnë të kundërshtojnë reformën territoriale dhe ndryshimet e propozuara për bashkitë.

Protesta zhvillohet në një situatë të tensionuar, me forca të shumta policie të angazhuara në ruajtjen e perimetrit të sigurisë rreth Kuvendit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb