Mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro kanë sulmuar ndërtesën e Kongresit në Brasilia. Policia ka përdoruar gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e ekstremit të djathtë,. Protestat e dhunshme vijnë një javë pasi presidenti i majtë Luiz Inacio Lula da Silva mori detyrën.

Zona përreth Kongresit ishte rrethuar nga autoritetet, por protestuesit arritën të çajnë kordonët e sigurisë.

Sakaq policia përgatitet për të bastisur Parlamentin.

Shumë demonstrues arritën të ngjiten në majën e ndërtesës për të zënë çatinë e saj dhe tashmë kanë hyrë në ndërtesën e Parlamentit dhe ndërtesën e Planalto , selinë e qeverisë dhe gjithashtu ndërtesën e Gjykatës së Lartë .

 


Disa mijëra protestues hynë brenda ndërtesave qeveritare, në një zhvillim që i bën jehonë asaj çka ndodhi më 6 janar të vitit 2021 në Kapitol të Shteteve të Bashkura, nga mbështetësit e ish-presidentit amerikan Donald Trump.

 

Presidenti Lula ndodhet aktualisht në Sao Paulo. Partia e Punëtorëve e zotit Lula, një forcë e majtë politike, i kërkoi zyrës së prokurorit publik që të urdhërojë forcat e sigurisë publike të veprojnë në frenimin e demonstruesve.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: