21 shkurti, shënoi 1-vjetorin e shtetit të parë Evropian që iu nënshtrua bllokimit për shkak të COVID-19.

Bëhet fjalë për Italinë, e cila në muajt e parë të pandemisë, kaloi në një kolaps të vërtetë spitalor. Rajonet më të prekura, ai i Lombardisë dhe Emilia-Romania, u mbyllën të parat, duke e shtrirë izolimin në të gjithë vendin.

Në atë kohë, Italia kishte 152 raste të regjistruara dhe tre vdekje nga COVID-19, e për qytetarët vendas reagimi i shtetit me bllokim u duk i tepruar. Me kalimin e ditëve situata po përkeqësohej akoma dhe më shumë, e autoritetet vendase vendosën më 4 mars që të mbyllshin të gjithë shkollat.

Deri në 12 mars, më shumë se 1.000 njerëz kishin ndërruar jetë nga virusi, duke e dyfishuar këtë shifër katër ditë më vonë, më 16 mars, ku vendi shënoi 2 mijë vdekje nga ajo që do të njihej më vonë si pandemia globale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb