E keni përdorur majdanozin vetëm për të gatuar salcat apo për t’i dhënë shije pjatave të para?! Ok, kohët e fundit po e përdorim edhe në lëngje të ndryshme për t’i pirë por, tani, ka edhe një lajm të mirë rreth çështjes.
Majdanozin mund ta përdorni edhe si maskë kundër njollave të fytyrës. E dini që ato nisin pikërisht në mars, me rrezet e para të forta të diellit, prandaj, kujdes! Për ta përgatitur ju duhen 5 tufa majdanoz të cilat duhet t’i kaloni në mikser për t’i kthyer në formë pureje dhe me një garzë ta aplikoni mbi njollat që keni. Lëreni të veprojë për disa minuta dhe lajeni fytyrën me ujë të vakët. Duhet ta përsërisni veprimin çdo mbrëmje deri sa njollat të zhduken.
Receta e dytë propozon të bashkoni në mikser majdanoz, vaj ulliri, limon dhe kastravec. Me pastën që do të përftoni do të bëni të njëjtën gjë si më lart vetëm se, këtë maskë mund ta aplikoni në të gjithë fytyrën. (Living)
(ma.ar/BalkanWeb)
