TIRANE – Soda e bukës eliminon mbi 96% të pesticideve nga frutat dhe perimet, ka zbuluar një studim i ri. E përzier me ujë, ky element bazë i kuzhinës mund të largojë të gjitha pesticidet e përdorura tek frutat dhe perimet brenda 15 minutash.

Studime të mëparshme kanë treguar se soda e bukës mund të zbërthejë pesticidet falë përbërjes së saj të lartë në pehashin alkalinë, që i shndërron substancat kimike në molekula të padëmshme shkruan Shëndeti.

Autorja kryesore e studimit, dr. Lili He, nga Universiteti i Masaçustit, thotë: Shqetësimet në lidhje me rreziqet potenciale të pesticideve në sigurinë ushqimore dhe shëndetin e njerëzve janë shumë të mëdha, prandaj është e domosdoshme që t’i eliminojmë ato sa më shumë nga ushqimet”

Rezultatet kanë treguar se solucioni me sodë buke është më efikas në largimin e pesticideve nga frutat dhe perimet. Shkencëtarët aplikuan tek disa mollë të kuqe organike pesticidet e zakonshme thiabendazole, që depërton në lëkurën e mollës, dhe fosmet.

Këto pesticide u lanë tek fruti për një ditë. Shkencëtarët i lanë pastaj ose me ujë të pastër, një solucion zbardhues ose sodë buke e përzier me ujë. Më pas u përdor një teknologji elektronike imazherike për të vëzhguar prezencën e pesticideve brenda dhe jashtë mollëve.

Rezultatet treguan se soda e bukës e përzier me ujë ishte një mënyrë më efikase për largimin e pesticideve nga molla. 12 minuta pas pastrimit me kujdes, solucioni me sodë buke arriti të eliminojë 80% të pesticidit thiabendazole, ndërsa mori 15 minuta për të larguar 96% të pesticidit fosmet.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb