COVID-19 po ndikon negativisht në ekonominë globale, duke tundur themelet e saj dhe duke detyruar shoqërinë të rishikojë të gjithë funksionet e saj.
Megjithëse ndikimi i pandemisë është i ndryshëm nga një vend në tjetrin, sektori i IT mbetet një ndër më pak të prekurit. Përkundrazi, në shumë raste ai ka lulëzuar pasi kompanitë dhe individët janë mbështetur në risitë dhe shërbimet tij gjatë kësaj periudhe.
Si rezultat, “mësoni të kodoni” është slogani kryesor i momentit për të gjitha profesionet, si dhe një nga investimet më të mira për të përmirësuar aftësitë që ju duhen për të pasur një karrierë të suksesshme në mjedisin aktual.
SDA – Software Development Academy, operon prej 6 vitesh në 35 qytete evropiane. Gjatë kësaj kohe, SDA ka trajnuar më shumë se 6500 studentë me asistencën e 600 trajnuesve të kualifikuar. Në vitin 2020,në partneritet me AADF, u krijua dhe SDA nga Protik në Shqipëri. Qendra do të ofrojë kurse programimi në Java, Python dhe Testim Softuerësh.
Kurrikura e SDA ofron një trajnim praktik prej tetë muajsh, ku ju do të përftoni aftësitë e një zhvilluesi softuerësh, do të mësoni të punoninë grupe, duke u bërë pjesë e projekteve konkrete. Do të mësoni të bashkëpunoni me profesionistë të sektorit të IT dhe të punoni në projekte programimi, të cilat do të jenë pjesë e portofolit tuaj të ri.
Si i’u përgjigjën kompanitë e IT COVID-19?
Përpos kufizimeve në veprimtaritë ekonomike, të vendosura nga qeveritë në mbarë botën si përgjigje ndaj të COVID-19, sektori i IT ka vazhduar të lulëzojë dhe të rrisë ngarkesën e tij të punës. Investimet dhe risitë e krijuara nga sektori po e ndihmojnë në rimëkëmbjenekonomike, por ato po ndryshojnë edhe mënyrën se si jetojmë.
Sektori i IT ishte i’u përgjigj shpejtë dhe në mënyrë të suksesshme sfidave të krijuara nga COVID-19. Ndryshimet e krijuara nga puna në distancë nuk ishin sfiduese për kompanitë e teknologjisë dhe ato që kishin investuar me kohë në komunikimin digjital dhe mjetet e bashkëpunimit online.
Tregu i IT vazhdon të jetë një nga tregjet më fitimprurës përballë situatës së krijuar nga Covid-19. Tregu evropian i punës do të bëhet edhe më sfidues, duke detyruar punëkërkuesit të përvetësojnë aftësi të reja në mënyrë të vazhdueshme. Për të pasur sukses, profesionistët duhet të investojnë në mënyrë strategjike, e të jenë realist dhe largpamës në zhvillimin e karrierës së tyre. Sektori i IT vazhdon të ofrojë pagat më të larta në tregun e punës. Për më tepër, numri i vendeve vakante vazhdon të jetë i lartë, për shkak të konkurrencës relativisht të ulët.
Pse SDA duhet të jetë zgjedhja juaj?
Mënyra më e mirë për të përftuar aftësi dhe njohuri të reja është përmes kurseve dhe trajnimeve që ndjekintendencat e reja në tregun e teknologjisë. SDA me shtrirjen e saj në 10 shtete të Evropës dhe me një rrjet ndërkombëtar trajnuesish të çertifikuar, është zgjedhja e duhur për ata që duan të bëhen pjesë e industrisë së IT.
Përmes partneritetit me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), SDA nga Protik gjithashtu siguron pesë mundësi të ndryshme bursash, ku studentë të zgjedhur, por jo vetëm, mund të përfitojnë një pjesë të konsiderueshme të financimit për kursin e zgjedhur.
Nuk keni pse të mendoheni më gjatë! Vizitoni sitin tonë https://sdacademy.al/ dhe qëndroni të informuar mbi zhvillimin e webinarëve të radhës mbi Java dhe Python ose kontaktoni menjëherë një nga përfaqëuesit e SDA dhe regjistrohuni në një nga kurset e përshtatshme për ju.
SDA gjithashtu ofron kurse në distancë, të cilat do t’ju lejojnë të mësoni nga shtëpia.
Mëso gjuhët e kodimit dhe nis karrierën tani!
https://sdacademy.al/?utm_source=balkanweb.com&utm_medium=referral&utm_campaign=covid19
