Qepa është shumë e përdorur në kuzhinë, por ajo mund të përdoret shumë mirë edhe për zgjidhjen e problemeve të lidhura me lëkurën. Ne do t’ju tregojmë si ta përdorni qepën si një mjet efektiv për të trajtuar shenjat e lëna nga plagët, apo prej operacioneve kirurgjikale.

Qepa për të përmirësuar pamjen e lëkurës
Qepa vepron në mënyrë efektive te plagët duke ndihmuar në rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar. Për përdorimin e saj, gjëja e parë që duhet të bëni është të merrni një ekstrakt qepe dhe ta aplikoni atë në zonat e prekura. Ky ekstrakt ndihmon për të përmirësuar prodhimin e kolagjenit në atë zonë që aplikohet, duke përmirësuar në këtë mënyrë pamjen e plagëve.

Efektiviteti i ekstraktit të qepës
Ekstrakti i qepës është gjithashtu mjaft efektiv për të gjitha plagët e shkaktuara nga operacioni ose dëmtime të ndryshme, indet e të cilave janë bërë tepër të trasha dhe fibroze. Për të pasur rezultate të mira duhet një trajtim me ekstrakt qepe për një periudhë nga gjashtë deri në tetë javë.

Po si ta përgatisni ekstraktin e qepës?
Për të përgatitur këtë ekstrakt ju duhet të keni: një qepë, një thikë, një dërrasë për prerje, 10 gramë sapun të lëngët, ujë, akull, termometër, filtra për kafe, ujë të distiluar, 3 gramë kripë, dy kontenierë me madhësi mesatare.

Procedura për përgatitjen
Para së gjithash, përzieni kripën me sapunin e lëngshëm, pastaj prisni qepën në copa shumë të vogla duke u përpjekur që të gjithë të kenë të njëjtën madhësi dhe i vendosni në një nga kontenierët. Bashkë me qepën shtoni edhe kripën me sapunin e lëngshëm, duke i përzierë me kujdes.
Pas kësaj, këtë masë e vendosni në një tenxhere dyshe me ujë në zjarr për rreth pesëmbëdhjetë minuta, pas së cilës do të vazhdoni, por këtë radhë në një tenxhere dyshe me ujë me akull për pesë minuta, pa ndalur së përzieri.
Në fund i përzieni të gjitha në një blender për pesë sekonda dhe kullojeni ekstraktin duke përdorur një filtër kafe. Lëngu që do të përftoni nga kullimi është ekstrakti i qepës.
Për rezultate më të mira, aplikoni ekstraktin e qepës në pjesët që do të trajtoni një herë në ditë, ose ashtu siç është ose të përzier me një krem hidratues ose qumësht pastrimi që ju përdorni.

Kujdes!
Kur përdorni këtë produkt ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm, sepse nëse keni një lëkurë shumë të ndjeshme rrezikoni irritimin e saj. Për këtë arsye, është e mirë të kontrolloni reagimin që ka mbi lëkurën tuaj dhe të ndaloni menjëherë trajtimin nëse vëreni skuqje ose diçka të ngjashme. Nëse është e nevojshme, kërkoni këshillën e dermatologut sa më shpejt të jetë e mundur. (shije)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: