Zbardhen detaje nga krimi në Kurbin, ku shënjestër e një atentati u bë biznesmeni Ardjan Gjeloshi, ndërsa u vra ekonomisti i tij. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se një nga automjetet e autorëve, të cilët mendohet se kanë qenë 7, ka qenë një Range Rover, me drita si fenelinë policie.

Në pamjet që ka parë nga afër gazetarja Lala, rezulton se në orën 06:50 autorët e dyshuar të ngjarjes kanë hyrë nga dera kryesore, ndërsa dukeshin të veshur si punonjës policie, ndërkohë që në ngjarje kanë marrë pjesë 7 persona. Pak minuta më herët kishte mbërritur dhe pronari i firmës, Gjeloshi dhe ekonomisti si dhe 4 punonjës të tjerë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa kamera spiune të vendosura në zonën e firmës, për të gjurmuar ‘shënjestrës’. Mësohet se tre persona kanë marrë pjesë në krim, duke qëlluar me automatik, ndërkohë të tjerët kanë qëndruar në makinë. Në vendin e ngjarjes u gjetën 50 gëzhoja automatiku. Ardjan Gjeloshi ka arritur t’u mbijetojë plumbave, pasi është fshehur dhe ka ikur me makinën e tij të blinduar drejt spitalit.

Po ashtu mësohet se 4 kallashnikovë janë gjetur në vendin ku u gjetën të djegura armët. Sakaq, makina e dytë e autorëve është një mjeti tip ‘Golf 4’. Nga hetimet e deritanishme rezulton se Range Rover është vjedhur në Lezhë, ndërkohë që të dy automjetet janë gjetur të djegura në Zall, afër Urës së Milotit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: