Xheorxhina Rodrigez po korr sukses të madh me dokumentarin e saj në Netflix ‘Soy Georgina’ i cili ka publikuar dhe sezonin e dytë të saj.
Historia e dashurisë mes modeles dhe superyllit të futbollit Kristiano Ronaldo njihet në mbarë botën.
Si protagoniste e serialit, Rodriguez rrëfen takimin e tyre të parë teksa punonte në një nga dyqanet e markës Guçi.
Megjithatë, një ish-koleg i modeles 29-vjeçare ka publikuar së fundmi një seri videosh në TikTok ku tregon një version të kundërt të ngjarjeve në takimin e parë të çiftit.
Si u njohën për herë të parë çifti?
Sipas Rodrigez, ajo dhe ish-lojtari i Real Madridit janë takuar kur ajo punonte si shitëse në dyqanin Guçi në kryeqytetin spanjoll.
Ajo pohon se takimi i tyre ishte dashuri me shikim të parë. Por ish-koleg dhe ish-partneri, Pablo Bone pohon se historia e saj nuk është aq reale sa mund të duket.
“E kisha parë Kristianon përpara se të takoheshin ”, tha ai.
“Kam punuar me Xheorxhina Rodriguez në Guçi rreth dy muaj apo më shumë para se ajo të bëhej një personazh i famshëm. Ne përkoim disa herë duke punuar në dyqan, ajo ishte në seksionin e femrave dhe unë në atë të meshkujve, unë e kisha parë tashmë Kristiano disa herë në dyqani para se të takoheshin dhe, të them të drejtën, ka shumë gjëra që u thanë për Kristiano dhe Xheorxhina”, filloi ai.
“Siç e dinë të gjithë nga seriali i Xheorxhina, ata u takuan kur Kristiano po hynte në dyqanin Guçi me disa miq dhe djalin e tij ndërsa ajo po ecte drejt derës, por nuk ishte kështu. Kur Kristiano hyri në dyqanin Guçi, të gjithë u kthyem për të parë tek ai sepse ai është një burrë super i gjatë dhe ky lloj klienti kujdeset vetëm nga menaxherët e dyqanit”, shtoi Pablo Bone.
“Ajo ishte gjithmonë në kërkim për të goditur në kohën e duhur”
Ish-kolegu i Xheorxhinës ka shpjeguar se në atë kohë “ata nuk kanë folur, por pas disa javësh janë parë në një festë ku janë njohur pak më shumë”.
Bone zbuloi gjithashtu se në një rast Kristiano Ronaldo mbylli dyqanin për të qenë vetëm me kreun e Guçi dhe partneren e tij të ardhshme.
“Xheorxhina ka qenë gjithmonë e tillë , edhe nëse nuk kishte shumë para ose nuk kishte paratë që ka tani, ajo gjithmonë kishte një ajër arrogance dhe superioriteti. Në fund ajo gjithmonë kërkonte të godiste tek gjërat e mëdha dhe kjo është arsyeja pse ajo punoi në firma të ndryshme luksoze, ajo njihte shumë njerëz në botën e jetës së natës në Madrid.”
“Ajo lëvizte në mjedise ku paratë ishin të bollshme. Është e vërtetë që jetonte në një apartament shumëshumaë të lirë, por gjithmonë donte të ngjitej lart, gjithmonë donte të rritej dhe kur takoi Kristiano ishte shansi i saj për t’u bërë yll. ”, përfundoi Pablo Bone.
(BalkanWeb)
