GREQI
17 goditje në trup me thikë i shkaktuan vdekjen të burgosurit shqiptar ditën e djeshme brenda burgut Koridallos. Shqiptari akuzohej si nxitësi i vrasjes së avokatit Zafiropoulos.
Arber Baku, sipas mjekut ligjor, u godit në qafë dhe trup. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, është identifikuar autori i kësaj vrasjeje dhe se nga ana e policisë dyshohet se një tjetër person është i përfshirë në përleshje.
Ky është një grek i cili “nuk ka asnjë lidhje me veprën penale të shqiptarëve “, tha një zyrtar i sigurisë. Lidhur me motivin e sulmit, mendohet se është një hakmarrje per vrasjen e avokatit Zafiropoulos, shkruan “zougla.gr”.
(BalkanWeb)