Sot mbahet protesta e 27 kundër qeverisë, dhe kërkohet largimi i Ramës. Një tjetër qytetare nga Diaspora i është bashkuar revoltës, me thirrjen për dorëheqjen e Ramës. Gjithashtu ka mbështetur dhe falënderuar News24 që ka qenë zëri i kësaj proteste që nga fillimi.

“Kemi organizuar protesta në Berlin. Të gjithë shqiptarët po bëjnë çmos. Kam lënë punën në Berlinin dhe i kam thënë se siç keni rrëzuar ju murin e Berlinit, edhe shqiptarët duhet të rrëzojnë këtë qeveri. Siç kam bërë unë kanë bërë edhe shumë të tjerë nga Diaspora, News24 i vetmi Tv që na ka mbështetur. Diaspora, rrezikon më pak se të gjithë vëllezërit e motrat që kërcënohen me vende pune dhe u bëhet presion. Diasporë, vendosu para përgjegjësisë”, u shpreh një tjetër qytetare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb