Një ditë para ndeshjes Serbi-Shqipëri, gazetari i njohur, Tami Kona, tregoi disa aspekte mjaft interesante.
Në një lidhje live me Trevisa Tufën, në Sport News në News 24, Kona shprehet se në stadiumin e Leskovacit do të jenë 5000 tifozë. Më pas, ai nuk heziton të flasë edhe për bisedën me një polic.
“Nuk do jenë 6500 tifozë, por do ketë 5000 tifozë. Pastaj nuk do kenë shansin të kenë ndonjë mënyrë që të transferojnë biletën diku tjetër, çdo gjë do jetë me emër.
Ajo që vlen të përmend është siguria, është ndeshje delikate. Polici që ishte këtu tha se për ne e rëndësishme është që kjo ndeshje të përfundojë. Rëndësi ka që të mos ketë asnjë incident” – tha Kona.
