Publicisti Albatros Rexhaj ka theksuar rolin vendimtar të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në garantimin e sigurisë së Shqipërisë dhe Kosovës, duke nënvizuar se mbështetja amerikane mbetet jetike për ekzistencën e dy shteteve shqiptare.
Në “Studio 24” me Ola Bruko, në News24, ai u shpreh se siguria kombëtare nuk mund të varet nga vendimmarrjet e Berlinit apo Parisit, por nga angazhimi konkret i SHBA-së në rajon.
Rexhaj komentoi gjithashtu zhvillimet e fundit politike në vend, duke ndalur te raportet mes mazhorancës dhe opozitës në çështje që lidhen me sigurinë dhe politikën e jashtme, pasi Parlamenti votoi rezolutën që shpall Iranin shtet terrorist.
Albatros Rexhaj: Kontrata politike që ne kemi me NATO-n, është një kontratë e jona me SHBA. SHBA për të dy shtetet shqiptare, Shqipërinë dhe Kosovën, është jetike për ekzistencën tonë si komb dhe si shtete. Siguria jonë nuk do të varet nga vullneti i Berlinit apo një muhabet filozofik që mbahet në Paris. Por siguria jonë do të varet prej faktit që a do të vlerësojë SHBA që duhet të angazhohet për sigurinë dhe mbrojtjen e sigurisë e Kosovës. Kjo është jetike për Shqipërinë që të pozicionohet në krah të SHBA-së edhe sikur Irani të mos na kishte sulmuar 2 herë. A ka mundur opozita që të marrë pjesë? Mazhoranca do që të krijojë një situatë të tillë që ne ishim por ata jo. Ndërkohë, Berisha doli në deklaratë që e shpallim Iranin… këta nuk janë fëmijë të vegjël, duhet t’i vlerësojnë çështjet, duhet të thonin ne jemi këtu dhe do merreshim me detajet pse nuk ishte… Ata janë politikë dhe politikanët bëjnë kalkulime politike, është gjëja më normale.
