Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të biznesit ushqimor, theksoi se progresi i vendit drejt integrimit europian nuk vlerësohet më vetëm nga miratimi i ligjeve, por nga funksionimi real i sistemeve.
Ai nënvizoi se ky sektor mbetet një nga më kompleksët në procesin e integrimit në BE, duke theksuar se ecuria duhet të matet përmes sistemeve të harmonizuara me standardet e BE-së dhe inspektimeve efektive të bazuara në vlerësimin e rrezikut.
Sipas tij, në qendër të reformave qëndron kategorizimi i duhur i operatorëve ushqimorë dhe përmirësimi i subjekteve në përputhje me standardet europiane. Kjo, shtoi ai, ndihmon autoritetet të dallojnë operatorët që përmbushin kriteret nga ata që kanë nevojë për përmirësime të thella.
Gonzato u ndal veçanërisht te sektorët e mishit dhe qumështit, duke theksuar problemet me cilësinë e ulët të qumështit të papërpunuar dhe rëndësinë e kontrolleve rigoroze.
“Siguria ushqimore një e mirë publike themelore që u takon të gjithë qyyetarëve dhe mbron ato. Siguron që bizneset të konkurrojnë në kushte të barabarta.
Është një nga fushat më komplekse të reformës për integrimin në BE.
Ecuria në proces nuk matet më vetëm me qëllime dhe legjilsacion, por me anën e sistemeve që funksionojnë, që janë të harmonizuara me BE dhe inspektime efektive, në bazë të një vlerësimi rreziku.
Në qendër të transformimit është kategorizimi i duhur i operatorëve ushqimorë dhe përmirësimi i subjekteve në përputhej me standardet e BE.
Kjo bën të mundur që autoritetet të dallojnë operatorët që përmbushin standardet dhe ato që kërkojnë përshtatje themelore.
Kjo është e rëndësishme në sektorë si mishi dhe qumështi.
Cilësi e ulët e qumështit të papërpunuar. Kontrollet e cilësisë janë parakusht për të qenë konkurrente në tregjet e BE.
Trajtimi i qumështit nuk është opsional po hap thelbësor në procesin e integrimit dhe një nga ato piketa përmbyllëse që duhet të përmbushë Shqipëria”, tha ai.
