Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, me anë të një postimi në facebook, ka adresuar sërish situatën e pazakontë me dhunën shtetërore ndaj News24, teksa tashmë policia dhe ushtria po grabisin me kamion pajisjet e kompanisë.

Balliu thotë, se sikur qeveria të kishte vullnetin për të luftuar krimin siç po lufton sot fjalën e lirë, nuk do kishte më kriminelë.

Ai shton se tashmë është detyrë e çdo shqiptari të mbrojë lirinë me sakrifica.

Reagimi i Klevis Balliut:

“Sikur qeveria të luftonte krimin siç lufton News24, sot në Shqipëri nuk do kishte asnjë kriminel në rrugë.

Dhuna shtetërore ndaj këtij televizioni është e papranueshme: 230 familje u nxorën me dhunë nga puna, vetëm sepse aty u denoncuan aferat nga “Tigri 1” e “Tigri 3” deri te korrupsioni në shëndetësi, ku qytetarët po humbasin jetën nga mungesa e ilaçeve. Kjo media ka denoncuar gjithashtu lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar në emisionin “Në shënjestër”.

Në vend që të luftojë krimin që ka pushtuar çdo qytet e institucion, qeveria ka shpallur luftë ndaj lirisë së fjalës. Por kur një qeveri vjen në pushtet nga mafia, është e pritshme që ajo të luftojë lirinë për të mbrojtur krimin.

Është detyrë e çdo shqiptari të mbrojë lirinë që është fituar me sakrifica të mëdha.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb