Silva Caka, një ndër figurat më të besuara të Ilir Metës, ka pranuar postin e zëvendësministres së Brendshme në qeverinë Rama 4.

Kjo lëvizje ka ngjallur reagime në skenën politike, veçanërisht për përfshirjen e një emri opozitar në kabinetin qeveritar.

Botuesi i “Koha Jonë”, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin Kjo javë në News24 e cilësoi Cakën si figurë me integritet, por nuk përjashtoi mundësinë që ky të jetë një diversion politik.

Sipas tij, edhe pse PS pritet të fitojë Bashkinë e Tiranës, beteja për çdo votë mbetet e ashpër në mungesë të një opozite që ngjall besim.

Botuesi i “Koha jonë”, Nikoll Lesi: Silva Caka nuk ka figurë të keqe në publik. Rama ka gjetur personazh me integritet nga radhët e opozitës.  Mund të jetë dhe lëvizje për diversion.

Edhe pse themi se Bashkinë e Tiranës e fiton PS pa ndonjë diskutim, prapë beteja është për çdo votë dhe luftohet derui në votën e fundit. Por fatkeqësisht, nuk ka opozitë që ngjall besim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb