Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, zhvilloi një masterclass me temë “Metodologjia e punës së një ekipi kombëtar”. Masterclass-i u mbajt në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, me pjesëmarrjen e trajnerëve dhe stafet e ekipeve Kombëtareve të moshave të vajzave dhe djemve.

Përgjatë këtij sesioni, trajneri Silvinjo u asistua edhe nga Doriva, Pablo Zabaleta dhe Ervin Bulku. Ata u ndalën te momentet kyçe të punës së një ekipi kombëtar, duke nisur nga përzgjedhja e lojtarëve, vëzhgimi i ecurisë së tyre me klubet, përgatitja e programit të grumbullimit, skemat taktike etj.

Gjatë masterclass-it pati diskutime dhe ndarje eksperiencash mes trajnerëve dhe stafit të Kombëtares A mbi aspekte të ndryshme të punës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb