Ky 14 mars i ka gjetur qytetet shqiptare plot diell, duke festuar kështu edhe më hareshëm Ditën e Verës.

Si çdo vit festimet kanë kulmuar në kryeqendrën e kësaj festë, pikërisht në Elbasan.

Organizimet në këtë qytet kanë nisur prej disa ditësh, ku janë zhvilluar aktivitete të ndryshme. Ndërkohë ditën e sotme qyteti është mbushur plotë me vizitorë, të cilët i gëzohen ardhjes së pranverës, mes ushqimeve të shijshme dhe organizimeve plot ngjyra.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb