Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha po shkëlqen këtë sezon në Serie A me Lazion dhe kjo gjë nuk mund të mos komentohet nga trajneri i tij Simone Inzaghi, i cili thuri elozhe për portierin e ekipit që ai drejton.
Në konferencën për mediat, një ditë para sfidës me Interin, tekniku italian beson se shqiptari është gardian i padiskutueshëm i portës së klubit nga kryeqyteti italian.
“Është titullari i ardhshëm? Unë mendoj se po, ai ka treguar se është i besueshëm dhe ka personalitet”.
“Të luash 20 ndeshje si titullar nuk është e thjeshtë, ai ka treguar siguri”, u shpreh Inzaghi.
(o.k/BalkanWeb)
