SHKUP-Avioni privat me targa gjermane që mbante gjashtë pasagjerë u zhduk nga radari i Kontrollit të Trafikut Ajror të aeroportit “Aleksandri i Madh” në Shkup, 10 km nga pista hyrje-dalje.
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni njofton se rasti sot pasdite rreth orës 17:40 është raportuar nga kontrolli i trafikut ajror, njofton TetovaSot.
Avioni u nis nga Treviso, Itali, dhe në Maqedoni është lajmëruar në mënyrë të rregullt për t’u mbushur me karburant.
Si pasojë e rrëzimit të avionit të vogël mbetën të vdekur 2 shtetas të Kosovës dhe 4 shtetas italianë.
(d.d/BalkanWeb)
