TIRANE – Ai ishte në një qendër tregtare në Gjermani së bashku me miq, ndërsa ajo me një shoqe të saj, fanse të çmenduar të Sinanit. Vajzat kishin dalë për shopping kur u ndeshën me Sinanin, këngëtarin e njohur të muzikës popullore shqiptare, që sapo i pa, e kuptoi menjëherë se ishte radha e një fotoje tjetër.

Kjo është historia e takimit të parë të Andrrës dhe Sinanit, që ata të dy e kanë treguar disa herë në media, por jo me shumë detaje mes rreshtave. Andrra Destani, vajza bukuroshe shqiptare që jetonte me prindërit në Gjermani, nuk e kishte as idenë më të vogël kush ishte Sinani, nuk i njihte thuajse fare këngët e tij dhe as e kishte ndjekur ndonjëherë në koncerte.

Por kaq u desh. Një rastësi e ëmbël, e cila solli më vonë disa takime dhe pas tyre, lidhjen e dashurisë, disa muaj më pas fejesën dhe pas saj edhe martesën. Sot, ata janë ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it shqiptar, që janë bekur edhe me një fëmijë shkruan Class.
Të ftuar pasditen e sotme në “Rudina”  Andrra dhe Destani iu rikthyen historisë së dashurisë dhe rrëfyen disa detaje të cilat nuk i kishin përmendur më herët. Ndërsa i rikthehet romancës së disa viteve më parë, Sinanit i vjen për të qeshur kur kujton copëza situatash nga takimet e tyre të para.

Më shumë se me gjithçka, ai akoma bën çudi më drojën e Andrrës dhe brishtinë e një vajze të rritur në Gjermani. Megjithatë, atë që ai nuk do ta harrojë asnjëherë dhe ajo për të cilën do të jetë gjithmonë i sinqertë është mendimi i parë sapo e pa Andrrën: “Doni të jem i sinqertë deri në fund? Ndoshta do të duket demode, por sapo e pashë për herë të parë, mendova: ‘O Zot, sikur të ishte gruaja ime kjo…’. Këtë mendova. E them demode, sepse njerëzit nuk besojnë, në përgjithësi, në dashuri me shikim të parë”, – tha Sinani.

Po kush nuk e beson dashurinë me shikim të parë kur mendon që pas saj është Andrra? I ndodhi edhe Sinanit, që pasi e takoi për herë të parë, i goditi në zemër, e dashuroi dhe i vuri qëllim vetes. Ajo do të ishte e zgjedhura e jetës së tij. Cilido të ishte kushti, ai do ta paguante.
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb