TIRANE- Sindikata e Mësuesve ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, për të biseduar mbi kërkesat që ata kanë paraqitur me herët. Në përfundim të takimit, përfaqësues të Sindikatës thanë se u ra dakord me ministren për disa pika, por ende nuk është arritur një dakordësi për shpërblimin vjetor.

“Ne duam shpërblim 100 mijë lekë të vjetra, por nuk kemi gjetur ende zgjidhje për shpërblimin. Ramë dakord për pagesën e udhëtimit të mësuesve dhe për orët shtesë”, u shprehën nga Sindikata e Mësuesve.

Ata thonë se nesër do të ritakohen për të qartësuar bazën ligjore për dëmshpërblimin. Për të përmbushur dëmshpërblimin e mësuesve nevojiten 2 mln euro.

Por përfaqësuesit e Sindikatës thonë se nuk heqin dorë nga kjo pikë, duke u shprehur se “po s’u plotësua kërkesa e shpërblimit, vijojmë grevën”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb