Skuadra turke e Istanbulsporit ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit shkodran Sindrit Guri. 28-vjeçari ka zgjedhur Turqinë si aventurën e tij të radhës në karrierë.

Në skuadër ai do të gjejë të tjerë lojtarë shqiptarë, me Eduard Rrocën, Kristal Abazajn dhe Valon Et’hemin që aktivizohen gjithashtu te klubi turk.

Guri në javët e fundit ishte në bisedime dhe me Partizanin, me palët që nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët për mbylljen me sukses të marrëveshjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb