Jennifer Lopez e përqafon bukurinë pavarësisht moshës. Në numrin e “Elle’s Women in Hollywood”, ylli latin e cila pak muaj më parë festoi plot 54 vite jetë, shprehu kënaqësinë e saj për rritjen e numrit të roleve që u jepen grave të moshuara në Hollywood.
“Njerëzit e kanë kuptuar se femrat bëhen më seksi teksa rriten. Ato janë më të arsimuara dhe kanë një karakter më të plotë. Të gjitha këto tipare janë shumë tërheqëse, jo vetëm fizikisht. Teksa rritesh fiton edhe mençuri”, tha ajo.
Lopez tha se është e lumtur që shikon se standardet në Hollywood po ndryshojnë duke i bërë gratë të ndihen të vlefshme pavarësisht sa vjeç janë.
“Standardet kanë ndryshuar shumë dhe mendoj se është e drejtë. Ndërsa rritesh dhe ke më shumë eksperiencë, bëhesh një person më i pasur dhe ke më shumë për të ofruar”, tha ai karakteristik.
Lopez vuri në dukje se vlerat e saj thelbësore e kanë mësuar gjithmonë të ecë përpara. Dhe është e njëjta mendësi që e shtyn përpara në karrierën e saj duke provuar vazhdimisht gjëra të reja.
“E shoh veten duke punuar sa të dua. Nuk besoj se ka një moshë të caktuar. Mund të jetë 70, mund të jetë 80, mund të jetë 90, nuk e di. Por e di që është aty për mua nëse e dua. Kjo ka qenë gjithmonë mendësia që kam pasur! Kurrë nuk kam lejuar që dikush të më vendosë në një kuti për shkak të vendit ku kam lindur, prej nga jam, sa vjeç jam, gjëra të tilla. Këto kufizime nuk ekzistojnë për mua”, tha Lopez.