Hakan Calhanoglu, prej katër vitesh një nga pikat kyçe të mesfushës së Interit nën drejtimin e Simone Inzaghit, po përballet me një tundim të madh nga Arabia Saudite. Në moshën 31-vjeçare, mesfushori turk, protagonist në dy finale të Champions League me Interin, po mendon seriozisht nëse do të pranojë ofertat financiare shumë të larta nga klubet saudite apo do të qëndrojë në Europë për të garuar në nivele të larta.
Calhanoglu ka kontratë me Interin deri në vitin 2027 dhe merr një nga pagat më të larta në skuadër. Klubi nuk dëshiron ta shesë, por nuk e ka përjashtuar largimin nëse vjen një ofertë e majme — me zikaltrit që për mesfushorin kërkojnë rreth 40 milionë euro. Duke qenë se Calhanoglu kishte ardhur me parametër zero, shitja e tij do sillte një fitim të pastër për klubin.
Me Kristjan Asllanin që ende nuk dihet nëse do të qëndroj e do të provojë të luaj rolin e pasuesit të Çalhanoglu tek kjo skuadër, apo do të shoh për ndonj♪7 destinacion tjetër në Itali, Inter nuk kërkon të gjendet e papërgatitur nga kjo situate. Ndaj nëse mesfushori turk do të largohet, klubi milanez ka identifikuar si zëvendësues ideal Nicolò Rovella, mesfushor i Lazio-s dhe i kombëtares italiane. Ai konsiderohet i pashitshëm nga Lazio, por ka një klauzolë largimi prej 50 milionë euro. Interi do duhet ta paguajë të gjithë shumën për ta marrë, ndërkohë që Lazio po përpiqet t’i rinovojë kontratën. Vendimi përfundimtar pritet nga vetë lojtari.
