SIRI-Qeveria siriane ka rimarrë kontrollin e qytetit Darayya, pas largimit të rebelëve të fundit përmes marrëveshjes për t’i dhënë fund rrethimit katërvjeçar.
Autobusët kanë transportuar luftëtarët e fundit të shtunën, dhe janë nisur në drejtim të qytetit të kontrolluar nga rebelët Idilib.
Reporteri arab i BBC-së tha se qyteti në afërsi të Damaskut, është krejtësisht i zbrazët nga rebelët, të cilët dorëzuan armët tyre para se të niseshin..
Të paktën 15 persona sot kanë humbur jetën në shpërthimet në Aleppo.
(d.d/BalkanWeb)
