PARIS- Franca akuzoi sot Damaskun për shkeljen e armëpushimit në Siri marrë shkak nga sulmet ajrore kundër civilëve, si dhe minimin e përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar për një zgjidhje politike, në një deklaratë të zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Sulmi më 31 mars në periferinë e Damaskut, i cili shënjestroi në mënyrë të qartë civilët, vë në pah se regjimi po vijon aktet e dhunës kundër popullatës dhe po shkel armëpushimin”, deklaroi zëdhënësi, Romain Nadal.
“Ky akt i neveritshëm ka si objekt terrorizimin e popullsisë siriane dhe minimin e përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar në mbështetje të një zgjidhjeje politike”, shtoi ai. Franca i bën thirrje regjimit për të ndalur në mënyrë të menjëhershme çdo lloj sulmi kundër popullsisë civile dhe opozitës së moderuar. “Të paktën 33 persona, në mesin e së cilëve 12 fëmijë u vranë gjatë sulmeve të një ditë më parë”, referuar Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
(ed.me/BalkanWeb)
