Pas lëshimit të raketave nga Siria drejt Izraelit, Ministri i Mbrojtjes Israel Katz drejtoi gishtin nga udhëheqësi i ri i Damaskut, Ahmad Al Sharaa (Al Jolani).

“Përgjegjës direkt për çdo kërcënim dhe lëshim raketash kundër Shtetit të Izraelit. Përgjigja e plotë do të vijë së shpejti”, kërcënoi Katz, duke shtuar se Izraeli “nuk do të lejojë një kthim në realitetin e 7 tetorit”. Kjo u raportua nga mediat izraelite.

Më herët, forcat izraelite të sigurisë (IDF) thanë se kanë kapur një raketë nga Jemeni të lëshuar nga grupi pro-iranian Huthi. Ndërkohë, ende nuk ka një reagim nga SHBA për sulmet nga fqinjët e Izraelit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb