KINE – Një turist ka kapur momentin e frikshëm, kur një vajzë është përplasur nga treni teksa ajo bënte një “selfie”.

Ngjarja ka ndodhur në Foshan të Kinës. Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur më 9 prill, por fotot janë publikuar ditën e sotshme.

19-vjeçarja, emri isë cilës nuk bëhet i ditur, ishte shumë pranë shinave kur treni ka kaluar dhe e ka përplasur.

Dëshmitarët janë shprehur se vajza dëshironte të bënte një foto ku të kishte edhe trenin në sfond.

Pavarësisht se treni nuk po jepte asnjë shenjë ndalimi, 19-vjeçarja u afrua afër shinave për të realizuar foton, e cila i kushtoi dhe jetën.

Gjithashtu, ajo ka injoruar sinjalin e trenit dhe të personave që ishin në vendin e ngjarjes.

(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb