TIRANË-Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton sot se ka nisur hetimet mbi vrasjen e komandant Simon Gjetës. Në orët e mbrëmjes së të shtunës, në Shkodër ka mbërritur një prokuror i krimeve të rënda për të bërë në bashkëpunim me policinë, veprimet hetimore në operacionin e arrestimit të Ruzhdi Aishtës.

Nga hetimet do verifikohet nëse policia ka respektuar planin operacional për të ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe për të zbardhur momentin e vrasjes së Simon Gjetës.

Por gjithashtu, hetuesit do të hetojnë dhe vrasjen e Ruzhdi Aishtës. Për të zbardhur veprimet si dhe procedurat ligjore të ndjekura nga RENEA apo FNSH në këtë operacion, Besim Hajdarmata, nga prokuroria e Krimeve të Rënda si dhe dy oficerë kanë mbërritur prej orës 23:00 në Shkodër ku dhe vijojnë punën.

(d.b/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb