Portieri i Partizanit, Alban Hoxha, dje ka festuar ditëlindjen e 30 të tij ku nuk kanë munguar edhe shumë pjestarë të ekipit. Festa për ditëlindjen e gardianit, i cili është pjesë edhe e Kombëtares, ka zgjatur deri vonë dhe protagonist janë bërë edhe disa të ftuar ndër të cilët edhe Sulejman Starova.
Trajneri i Partizanit ka dashur t’a bëjë më të paharruar ditëlindjen e 30 të Alban Hoxhës dhe kështu që ka demonstruar ‘talentin’ e tij në të kënduar së bashku me gazetaren Ilda Bejleri. Në video dallohet një nga drejtuesit e klubit si dhe dy shokët e ekipit të Alban Hoxhës si Renato Malota e Gzim Krasniqi.
video: procesi sportiv
video: vip sport
Kujtojmë që të hënën Partizani luan një takim shumë të rëndësishëm përballë Skënderbeut që vlen më shumë se 3 pikët.
(e.k/BalkanWeb)