TIRANE – Hueyda El Saied është rikthyer përsëri në vëmendjen e mediave rozë pas ndarjes nga partneri i saj, francez Michael Tamisier lajm i cili u dha nga vetë ajo.

Po bën pak kohë që Huyeda është kthyer në Tiranë dhe është bërë pjesë e shumë emisione televizive.Kesaj here balerina ka publikuar një foto me koreografin e famshëm Albi Nako, duke darkuar së bashku me një mikeshën e tyre.

HUEDA

Surpriza që na zbulon vetë Hueyda është se ajo e ka njohur Albin që në moshën 10 vjeçare.“Me këta dy yjet më njohin që kur jam 10 vjeç dhe s’mund t’i sheh tangerllik’- ka shkruar ajo bashkangjitur fotos.

Ndoshta fakti që të dy i përkasin fushës së baletit, i ka bërë bashkë që të vegjël dy personazhet e njohur, të cilët duket se edhe pas shumë vitesh kanë arritur të ruajnë raporte të mira.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb