KUKËS- Numri i lartë i azilkërkuesve nga qyteti verior i Kukësit ka qenë në qendër të takimit të deputetes së Bundestagut gjerman Marieluise Beck me kryebashkiakun e Kukësit, Bashkim Shehu. Në takim merr pjesë edhe zëvendësambasadorja gjermane në Shqipëri si dhe deputeti demokrat, Flamur Noka.

Deputetja gjermane tha gjatë takimi se numri i azilkërkuesve ka ardhur duke u rritur por shanset për azil për shtetas të Ballkanit Perëndimor janë zero. Gjithashtu Beck deklaroi se nuk mund të kalohet nga kërkesa për azil në kërkesë për punë.

“Numri i azilkërkuesve ka ardhur duke u rritur si nga refugjatët nga vendet e luftës ashtu edhe nga Ballkani Perëndimor. Por vendet e Ballkanit Perëndimor kanë zero shanse për azil. Shanset për punë në Gjermani janë të kufizuara. S’mund të kalohet nga kërkesa për azil, në kërkesë për punë”, theksoi deputetja gjermane.

Qarku i Kukësit ka numrin më të lartë të azilkërkuesve në Gjermani.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb