TIRANË- Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave që bëri kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit të përjavshëm të së dielës.

Në një status në “Facebook”, Basha ka shkëputur disa pjesë nga fjalimi i Ramës, të cilat i quan ‘thagma’ të monologut të tij. Por Basha ka edhe një pyetje për rivalin e tij: Aerodromet e drogës trafikantët nga frika e policisë i ndërtuan?

“Thagma nga monologu i perjavshëm i EdMashtruesit:
1. Sipërfaqja me drogë u rrit 5 herë në krahasim me vjet, por ka më pak drogë.
2. Trafikantët mbollën farën vietnameze nga frika e policisë.
Edhe aerodromet e drogës nga frika e policisë i ndërtuan???
Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, shkruan Basha.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb