TIRANE– Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka komentuar takimin e sotëm në Berlin të kryeministrit Edi Rama me kancelaren gjermane Angela Merkel. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti Blushi thotë se kreu i Qeverisë sot ka qenë i mërzitur dhe, madje sipas tij, “nxinte” në këtë takim, i cili përkonte edhe me 104-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Blushi thotë se situata në vend, me kriminalitetin, korrupsionin, dhe kanabisin, vështirësojnë ëndrrën europiane të Shqipërisë.

“500 VJET RRUGË DHE NUK ARRIJMË DOT
Nuk kam parë dhe ndoshta nuk do shoh më një Kryeministër më te mërzitur në Ditën e Pavarësisë së vendit të vet. Me sa duket pesha e kriminalizimit të politikës, kanabizimit masiv, mungesës së reformave të qëndrueshme dhe dyshimi tek zgjedhjet e ardhshme po e vështirësojnë ëndrrën europiane të Shqipërisë. Kancelarja e Gjermanisë ishte e qartë, Kryeministri i Shqiperisë nxinte. Dukej si një nxënës i paaftë që ska bërë detyrat dhe është kapur me kopje në provim. Ka ardhur koha të mbajë përgjegjësi që për tre vjet kërkoi të na cojë në Europë jo me punë, por me barcaleta bajate! Sa e hidhur kur ndodh në 28 nëntor! Kemi 500 vjet që jemi nisur dhe s’po arrijmë dot!”, shkruan deputeti Blushi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb