VLORE-Detaje të reja zbulohen nga ngjarja e ndodhur në Vlorë paraditen e sotme, ku një gomone u gjet e djegur në Gjirin e Gramës.

Mjeti lundrues u pikas i djegur gjatë kontrollit të policisë në terren, ndërsa mësohet se ishte e mbushur me 2 ton kanabis që kishte si destinacion Italinë.

Personat posedues të mjetit pasi u pikasën dhe ndoqën nga Guardia di Finanza u rikthyen për në brigjet shqiptare.

Mësohet se trafikantët braktisën mjetin në Gjirin e Gramës, duke i vënë flakën bashkë me ngarkesën dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Dyshohet se trafikantët janë shqiptarë, pasi njohin terrenin e Karaburunit, në të cilën dyshohet se janë fshehur. Policia vijon kërkimet nga toka për kapjen e tyre.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb