Në mbledhje të Asamblesë së përgjithshme të zakonshme tëzhvilluar ditën e sotme, Presidenti i Federatës Shqiptare të Fubtollit, Armando Duka ka folur rreth Eurpianit dhe objektivave të grupit kuqezi.
“Objektivi ynë ka qenë që do të jemi në Francë. Të gjithë ato që kanë qenë në fushën e lojës, kanë dhënë kontributin e tyre për të arritur deri këtu do të jenë në Europian. Në Francë do te jemi dhe për vendin tonë, për të promovuar vlerat tona në të gjitha qytetet ku do të shkojmë”
Për tifozët
“Të gjithë shqiptarët janë të rëndësishëm për realizimin e objektivave dhe ëndrrave. Tifozët kanë dhënë kaq shumë për Kombëtaren në rritje të saj në çdo moment. Dua ti falënderoj për kontributin që kanë dhënë dhe ti ftoj ti bashkohen grupit të tifozëve të Kombëtares”./panoramasport
(ed.me/BalkanWeb)
