Për një kohë shumë të shkurtër, të enjten bota provoi se si do të ishte bota pa Presidentin amerikan Donald Trump në Twitter.

Llogaria e tij @realDonaldTrump e presidentit u zhduk për 11 minuta të enjten, duke i bërë njerëzit të aludonin nëse lideri i botës së lirë ishte hakeruar – ose ndoshta ndaluar nga Twitter.

Në fillim Twitter tha se ishte vetëm “një gabim njerëzor” që çoi në shkëputjen e Trump nga platforma e tij të preferuar.

“Më herët sot, llogaria e @realdonaldtrump ishte çaktivizuar pa dashje për shkak të gabimit njerëzor nga një punonjës i Twitter”, tha Twitter në një deklaratë. “Llogaria u mbyll për 11 minuta dhe është rivendosur që nga ajo kohë. Ne po vazhdojmë të hetojmë dhe po ndërmarrim hapa për të parandaluar që kjo të ndodhë përsëri”.

Kompania Twitter thotë se hetimet për këtë incident treguan se llogaria e Presidentit Trump ishte mbyllur për 11 minuta nga një punonjës, për të cilin ishte dita e fundit e punës.

Shtëpia e Bardhë nuk e dënoi çaktivizimin e llogarisë së Presidentit të Twitter.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb