Nga: ZONJA VJOLLCA
300 gr biskota me kafe
2 kokrra vezë
250 gr maskarpone
50 gr sheqer
Kosto për 4 persona: 360 lekë
Grijmë biskotat duke i kthyer ato në grimca të vogla. Ndajmë vezët, të verdhat në një tas dhe të bardhat në një tas tjetër. Fillimisht rrahim të verdhat me 2 lugë sheqer derisa sheqeri të shkrijë plotësisht dhe vezët të fillojnë të zbardhen, shtojmë lugë-lugë maskarponen derisa kremi me vezë të lidhet mirë. Në një tas tjetër rrahim të bardhat e vezëve derisa ato të behen marengë e fortë. Më pas lugë-lugë shtojmë marengën tek tasi me të verdhat e vezëve. Vendosim ne çdo gotë pak krem, shtojme një shtresë me biskota të grira, të cilat mund ti spërkasim me pak qumësht ose kafe. I mbushim përsëri gotat me krem duke shtuar shtresa me biskota sa të dëshironi 1,2 ose 3. Në fund e mbyllim ëmbëlsirën në gotë me krem dhe thërrime biskotash ose me pak çokollatë të grirë.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)
