Estonia, vend anëtar i NATO-s, njoftoi sot se një avion ushtarak rus kishte shkelur hapësirën e saj ajrore, inkursioni i katërt përgjatë këtij viti, duke detyruar Ministrinë e Jashtme estoneze t’i dorëzonte një notë proteste ambasadorit rus në Talin.

Sipas deklaratës së ushtrisë estoneze, një avion rus, tip Antonov An-72, kishte hyrë në hapësirën ajrore estoneze pranë ishullit Vaindloo, në detin Balltik, pa leje, dhe kishte qëndruar atje një minutë e gjysmë.

”Piloti rus nuk vendosi kontakte me kontrollorin estonez të trafikut ajror edhe pse i kishte mundësitë”, shtohej në deklaratë.

NATO dhe Rusia shkëmbejnë shpesh akuza për shkeje respektive të hapësirës ajrore të rajonit të Balltikut, ndërkohë që për rastin në fjalë Ministria ruse e Mbrojtjes mohon gjithçka, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, TASS.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb