TIRANE – Finoku është një nga produktet ideale për të sëmurët me diabet, për të normalizuar përthithjen e nivelit të sheqerit në gjak.
Kjo bimë përmban një sasi shumë të lartë fibrash të cilat ndihmojnë në stabilizimin e glicemisë tek të sëmurët me diabet.

Në 100gr përmban vetëm 22 kcal Makro element (1.2 gr proteina, 4.3 gr Karbohidrate , 2 gr fibra, vlerë shumë e lartë).
– Mund të përdoret si përbërës në sallata të ndryshme të freskëta, kryesisht në vaktin e drekës, ku edhe rreziku i një hiper-glicemie është më i madh.

Mund të përgatisni një sallatë me karotë, finok, majdanoz, portokall, mendërz dhe vaj ulliri.

Ndërsa një lëng frutash që mund të konsumohet edhe nga të sëmurët me diabet është:
lëng i shtrydhur me karotë, mollë, finok, xhenxhefil, panxhar.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb