SHBA – Nina Agdal është në lidhje me njërin nga aktorët më të mirë dhe më të famshëm në botë. Dhe, ajo mori vëmendjen e të dashurit të saj, Leonardo Di Caprios edhe këtë herë, me videon seksi për revistën LOVE.
Modelja 24 vjeçare është shfaqur më seksi se kurrë në të brendshme të zeza, ndërsa kërcen në klip. Bukuroshja ka treguar linjat perfekte trupore, të cilat me siguri ia ka zili çdo femër.
Lea dhe Nina janë lidhur bashkë në muajin korrik. Së fundmi, e dashura e tij, modelja daneze, Nina Agdal ka nënshkruar një kontratë me një kompani shumë të rëndësishme në Amerikë dhe Leo i ka qëndruar pranë në çdo minutë të këtij takimi.
Aktori njihet për sukseset e tij me femrat dhe më të preferuarat e Leos janë gjithmonë modelet. 42-vjecari e ka shumë të vështirë të krijojë të lidhje të fortë me një femër sepse në vetëm pak kohë ai ndryshon shumë.
Ndoshta 24-vjecarja Nina Agdal do arrijë t’i ndryshojë Leos konceptin për femrat dhe ta fusë në grackën e martesës. Gjithçka mbetet për t’u parë në muajt në vazhdim se si do të vazhdojë historia e tyre e dashurisë. Për momentin çifti është duke shijuar njëri-tjetrin.
(er.cu/BalkanWeb)
