GJIROKASTER – Rreth 600 banorë të fshatrave të ish komunës Picar janë izoluar për gati 10 orë si pasojë e shembjes së urës që lidh tre fshatrat Picar- Golem- Kolonjë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit si rezultat i reshjeve të dendura të cilat po mbizotërojnë në jug të vendit gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas kryetarit të Këshillit të Qarkut Armand Hila po merren masa për zgjidhjen e situatës duke bërë një rimbushje provizore të pjesës së shembur.
Në qarkun e Gjirokastrës situata paraqitet problematike edhe në akset rurale të 7 bashkive të këtij qarku, konkretisht në segmentet ku lidhen zonat Sopik- Skore (Gjirokaster), Frashër-Piskovë- Ballaban(PWrmet) , Tepelenë- Progonat- Benç dhe në kthesën e Memaliaj.
Gjithashtu e vështirë ka qenë lëvizja në orët e para të mëngjesit në segmentin kryesor të qytetit të Gjirokastrës si dhe në disa nga lagjet e saj.
(er.cu/News24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb