INDI-Ekziston një vend në botë ku qershitë çelin në nëntor, në kulmin e vjeshtës.


Është kjo magjia e jashtëzakonshme që të dhuron Shillong, në Meghalaya, një zonë indiane, ku qershitë lulëzojnë me tetë muaj vonesë, duke i bërë konkurrencë rrugëve japoneze të mbushura nga Sakura, lulet e qershive.

Natyra nuk resht kurrë së befasuari, mbi të gjitha kur na dhuron spektakle kaq të mrekullueshme.

Edhe nëse në këtë rast është dora e njeriut, rezultati të lë pa fjalë. Dy mijë pemë qershie janë mbjellë në zonën e Khasi Hills nga Departamenti i Ambjentit nga Qeveria e Meghalaya, pak vite më parë dhe pikërisht në këto ditë kanë arritur lulëzimin e tyre maksimal.
(da.xha/BalkanWeb)

Etiketa: