TIRANE – Publikohet videoja e skenave të shëmtuara të dhunës absurde në stadiumin “Selman Stërmasi” ditën e djeshme. Në këtë video shihet se si është dhunuar drejtori sportiv i Partizanit, Dritan Dervishi. Disa persona e qëllojnë atë me shqelma dhe grushte.

Për ngjarjen Policia ka shoqëruar 10 vetë, një prej tyre edhe drejtori teknik i Tiranës, Dejvi Muka. Ndërkohë Klubi i Partizanit ka dënuar dhunën në ndeshjen që përfundoi 2-2, duke shtuar se Tirana nuk respekton as traditën e shqiptarit, mikpritjen.(panorama)


(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb